Dimitri Payet ka një problem me fëmijët e tij. Mesfushori i West Hamit dhe Francës u ka ndaluar fëmijëve të tij që ta përmendin emrin e Cristiano Ronaldos.
Kjo pas humbjes nga Portugalia e Ronaldos në finalen e “Euro 2016”.
“Fëmijët e mi e duan Ronaldon dhe Messin, por që nga finalja e Euro 2016, ata e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Ronaldos”, tha Payet duke qeshur.
Payet ishte futbollisti që e lëndoi Ronaldon në pjesën e parë të ndeshjes finale duke bërë që ai të braktiste ndeshjen para kohës.