Një sherr ka ndodhur në fushën e lojës gjatë Superligës së Kosovës mes futbollistit Dren Gashi dhe Valon Avdullahu. Sherri i nisur rrezikoi të ishte fatal në dhomt e zhveshjes ku Gashi ka kërcënuar me thikë në fyt Avdullahun.
Avdullahu është shprehur i shokuar, duke sqaruar se e gjitha kjo lindi si pasojë e një debati ku më pas i kanë dhënë dorën njëri – tjetrit, por në mënyrë të pabesishme Gashi e ka kërcënuar me thikë në fyt gjatë kohës që kanë qënë në dhomat e zhveshjes.
Avdullahu ka deklaruar gjithashtu se denoncimin e ka bërë edhe në polici. Edhe pse Gashi ka kërkuar falje, pritet të merren masa ndaj tij.