Futbolli italian është sot në zi, për humbjen e Cesare Maldinit, ish futbollist i Milanit dhe ish-trajner i Kombëtares Italiane të Futbollit.
Lajmi është bërë i ditur nga familja Maldini përmes një njoftimi, ku shkruhet: “Lajmërojmë me hidhërim të thellë humbjen e Cesare, mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës”.
Ai lindi në Trieste në 1932 dhe u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.
Cesare Maldini ka mbajtur historikisht fanellën e Milanit, po ashtu si djali i tij, Paolo Maldini.