Disa shkencëtarë mendojnë se kanë gjetur fustanin më të lashtë në botë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një fustan linoje të gjetur në një varr egjiptian dhe mendohet se ky fustan është 5000-vjeçar. Fustani, cilësohet si veshja e endur më e vjetër në botë.
Stilimi i bukur i tij, por edhe modeli i veçantë janë tregues të pasurisë së shoqërisë së lashtë dhe kompleksitetit të saj. Veshja e quajtur “Tarkhan” është diçka e rrallë dhe mendohet se është krijuar 5 500 deri 5 100 vite më parë. Përbërja e veçantë e tij, me fibra bimore apo edhe nga lëkura e kafshëve e bën më jetëgjatë dhe është mjaft e vështirë që të shkatërrohet.
(d.b/BalkanWeb)