Klan News ka raportuar se 33-vjeçari nga Tropoja, Almir Gjidiaj po qëndronte në një hotel në ishujt Rosario, para se të arrestohej.
I riu ka tentuar të arratisej, por është kapur në oborrin e hotelit. Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria.
Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.
Këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.
Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me te arrestuarin tjetër në gusht të vitit të shkuar Admir Tutaj, i cili u ekstradua drejt vendit tonë.