Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një fugon pasagjerësh ka rënë në një humnerë në fshatin Brataj, të qytetit bregdetar.
Brenda automjetit kanë qenë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që ka nxjerrë nga automjeti dy të plagosurit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një manovrim i gabuar.