Çfarë janë Vines? Vines jane video deri në 6 sekonda që Twitter nxorri si shërbim në 2013. Limiti prej 6 sekondash bën që njerëzit të behen kreativ, duke imituar apo duke bërë montazhe të shkurta me muzikë. Tashmë jashtzakonisht të përdorura për të dhënë një mesazh apo për tu tallur me një event, këngë apo trend të caktuar. Më vonë ky shërbim i Twitter u kthye në fenomen dhe evoloi edhe në forma të tjera si “Fails”, video të mbetura në tentativë duke sjellë akoma më shumë humor, me aksidente dhe dështime nga më të ndryshmet.