Nga Ben Blushi-
Shpresoj që sot gjysma e qeverisë nuk ka ardhur me fjalime të gatshme kundër meje, jo sepse nuk kishte kush t’ua shkruante, por sepse njeriut që i shkruante traktet kundër meje po i dridhet dora ndërsa atyre që i lexonin këto trakte po i merret goja sepse janë duke ikur.Ndoshta pas dy javësh shumica e këtyre që qeverisin sot nuk do jenë më.
Kam sot një lajm të mirë për të gjithe shqiptarët dhe veçanërisht për socialistët:
Rilindja po bie.
Më vjen mirë sot që dy vjet më parë shpalla Funeralin e Rilindjes si një proces të pakthyeshëm natyral. Natyrisht ky funeral zgjati pak si shumë por sidoqoftë dy vjet nuk janë shumë për varrosur një të keqe. Me ndihmën tonë të pakursyer dhe pa dyshim edhe timen, s’mund ta mohoj, dy shtyllat e Rilindjes, kanabistët dhe krenaristët e bënë vete pjesën e mbetur.
Disa nga pesha dhe frika e krimit u kapën, të tjeret krenaristët kryesisht nga idiotësia ikën u shpërndanë nëpër pyll duke e lënë Rilindjen vetëm. Sot ajo po ngordh është shtrirë pa frymë dhe është bërë gati ta varrosim.
Më vjen mirë që mora pjesë në gjahun e saj dhe nuk kam asnjë vrasje ndërgjegjeje. Asnjë keqardhje dhe asnjë emocion.
Për ata që erdhën me vonesë në gjuetinë e Rlindjes kam një përshëndetje.
Për Ilir Metën. që megjithe se është toleruesi më i madh i vesit në këtë vend, sepse edhe ai me të drejtë u tremb nga tërbimi i Rilindjes por sigurisht edhe për Lulzim Bashën qe si një djale i ri u tremb nga ulërimat dhe u fut në çadër.
Sifoqoftë në gjah askush nuk i zgjedh dot aleatet. Ata janë të gjithë të vlefshem.
Për ata që nuk e kuptojnë këtë politikë të letrarizuar ajo që po ndodh është kjo:
Mendoni se jemi në një pyll, ku një bishë e uritur dhe e marrë i është sulur të gjitha kafshëve të tjera për ti shfarosur. Fati i madh i kafshëve të tjera është se bisha kishte vetëm oreks por nuk kishte intuitë dhe as mend dhe as eksperiencë. Oreksi të çon në majme por nuk të çon në fitore. Tani të gjitha kafshët e pyllit tonë janë sulur kundër kësaj bishë që është Rilindja dhe duan ta zbojnë nga pylli. Pasi ta vrasin.
Unë mendoj se rrugë tjetër nuk ka
Për të gjithë ju, miqtë e mi socialistë që sot jeni të hutuar dhe nuk dini ku po shkoni po ua them pse erdhët deri në këtë pikë, deri aty ku duket sikur nuk ka më rrugë dhe nuk ia vlen më të ecësh.
Për shkak të një njeriu: Edi Ramës.
Ky erdhi në pushtet me votat e socialistëve dhe qeverisi me një grup keqbërësish që u quajtën Rilindja. Çfarë ishte Rilindja:mbeturinat e korruptuara të PD, mbetjet e degraduara të PS, gjithëfarësoj mediokërish, banditësh, trafikantësh, gjobaxhinjsh, dallaveraxhinjsh, drogaxhinjsh, pazarxhinjsh, kumarxhinshj, vulaxhinshj, kazanxhinjsh, delenxhinshj, pra më shumë xhinj se xhinde.Kjo është Rilindja e parë ne bote qe nuk ka nje poet por vetem xhinde.Edhe nje piktor qe pati, ky bëntë piktura me xhinde dhe me bisha se nuk i kam parë asnjë pikturë me fytyrë njeriu. P.sh. po ti kërkosh të vizatojë Mark Frrokun e qan, po ti kërkosh të vizatojë Pandin se bën dot. Ky është ndryshimi. A e keni parë pra të vizatojë dot një njeri? Aq me pak një njeri duke qeshur? Jo. vetem kafshime, shpime, deformime trallime, dallime, rrallime, mballime, ime, ime, ime, ime. Çdo gjë ime, ime dhe vetëm ime. Asnjeri se ka parë të vizatojë asnjeri. Ky nuk ka aftësinë të vizatojë një fytyrë njeriu por vetem fytyra përbindëshash.
Pra, e kuptoni kush ishte motoja e Rlindjes? Rilindja gjithçka, LSI diçka, PDIU paçka, të tjerët ç’ka,PS s’ka, PD s’kap dhe vetë Rlindja kap. Kaq ishte dhe kaq është.
Edi Rama në këto katër vjet nuk e drejtoi arsyeja por grykësija. Ky donte të kishte gjithçhka dhe prandaj sot është afër për ti humbur të gjitha. Edi Rama po ua humb pushtetin dhe sërish po i lë socialistët në rrugë. Më vjen keq por kjo është fatura e një partie që tradhëton lirinë e vet.
Edi Rama donte çdo gjë edhe qeverine, edhe partinë, edhe drejtësinë, edhe ekonominë, edhe prokurorinë, edhe garancinë, edhe tradhëtinë, edhe neverinë, edhe hajninë, edhe lavdinë, edhe bezdinë, edhe maninë, edhe marrëzinë, edhe Shqiperinë. Të gjitha këto s’mund ti kishte dhe natyrisht nuk do ti ketë sepse nuk do ta lejojmë ti ketë.
Thëne këto le të kthehemi tek çështja e ditës.
Do ketë apo jo zgjedhje në Shqipëri, dhe nëse po si dhe nëse si, kur?
Unë di te them sot se zgjedhje duhet të kete.Të gjithë ata që vonojnë zgjidhjen e kësaj krize e shtyjnë 18 Qershorin dhe e vështirësojnë zgjidhjen e krizës deri ndoshta në moszgjidhje. Kriza më e keqe është kriza e zgjatur.
Unë mund të them sot se partia që kam nderin të drejtoj, LIBRA është e vendosur të hyjë në zgjedhje kurdo që ato do të mbahen dhe në këtë pikë ne kemi një ndryshim me të gjithë ju të tjerët.
Ne jemi në opozitë me të gjitha partitë këtu në Parlament dhe në çadër, por nuk jemi në opozitë me Kushtetutën e vendit. Ne duam të ketë zgjedhje sepse është e vetmja mënyrë që Shqiperia të ndryshojë.
Ne duhet të ishim të vetmit që duhet të kishim frikë nga zgjedhjet. Ne nuk kemi qenë në pushtet, nuk kemi numërues, nuk kemi para për të blerë vota, nuk kemi pushtet, nuk kemi banda, nuk kemi trafikantë, nuk kemi bashki private, nuk kemi tendera, nuk kemi koncesione, nuk kemi televizione dhe nuk kemi friëe. Kjo na ndryshon nga gjithë ju të tjerët.
Ka shumë njerëz këto ditë që habiten pse LIBRA do zgjedhje. Po a ka opozitë në botë që nuk do zgjedhje? Unë besoj që nuk ka. Çudia në Shqipëri është që edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje. Imagjinoni sikur në datën 18 Qershor shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe akush të mos garojë.
Çfarë vendi do ishte ky?
Asnjë shkrimtar dhe asnjë fantazist nuk do mund ta imagjinonte një situatë kur populli shkon të votojë dhe askush nuk merr pjesë në garë. Shteti jo vetem do binte por do bëhej shteti me qesharak në botë.
Megjithatë dua ti jap sot një përgjigje të gjithë atyre që vënë në dyshim pozicionin e LIBRA-s
LIBRA nuk vjen nga paratë e pista prandaj nuk ka frikë nga të paktën dy gjera: nga reforma në drejtësi dhe nga zgjedhjet. Ka shumë parti që kanë frikë ose nga njëra, ose nga tjetra ose nga të dyja. Kjo është frika nga gjykimi. Ne nuk kemi frikë të gjykohemi përkundrazi mezi po presim që kjo të ndodhe për të gjithe, pa përjashtim.
Ata që thone së Libra nuk duhet të hyjë në zgjedhje meqe ne zgjedhje nuk hyn Partia Demokratike ne fakt i bëjnë një nder të madh Edi Rames, njeriut për shkak te te cilit jane futur ne çader.
Tani imagjioni për një çast se çfarë do të ndodhë nëse PD dhe pastaj LSI dhe LIBRA nuk marrin pjesë në zgjedhje. Edi Rama nga Kryeministër mund të behet pronar i këtij vendi. Nga një Gruevski prej llamarine mund të bëhet një Erdogan prej çeliku.
Pse?
Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Edi Rama përfundon me të paktën 80 mandate të vetat. S’ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është jashtë kontrollit.
Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Edi Rama përfundon me 100 mandate për vete dhe Rilindjen dhe askush nuk e kushtëzon, madje mund të ndryshojë edhe Kushtetutën e vendit dhe të na kthejë në një republikë presidenciale si ajo e Erdoganit dhe në këtë rast të gjithë jemi më të rrezikuar se sot. Marrëzinë dhe urinë e tij për pushtet nuk do ta frenonim dot.
Nëse LIBRA nuk hyn në zgjedhje Edi Rama do përfundonte me 120 nga 140 deputete dhe jo vetëm Shqipëria, por ai i pari do ishte jo vetëm jashte kontrollit por edhe jashtë orbitës.
Nese ne nuk hyjme ne zgjedhje Edi Rama do bente nje referendum per vete sic e beri dhe une jam deshmitari dhe shkaktari i ketij deformimi.Ky beri nje referendum duke me ikur nga zgjedhjet brenda Partise Socialiste.Heren e dyte nuk do ta lejoj.Nese ndodh do ishte fatale.Sic u shkaterrua partia socialiste dhe mbeti pa mendim ashtu do shkaterrohet shqiperia se do mbetet pa kundershtare.Kjo do ishte Shqiperia ideale e Edi Rames sigurisht e sponsorizuar nga inreresa materiale.
Une nuk kam ndermend ta lejoj. Ju mund të zgjidhni.
LIBRA kërkon ta shmange këtë gjë dhe prandaj them se duhet te hyjme në zgjedhje. Sigurisht dua që në zgjedhje të vije Partia Demokraike me çdo çmim dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që ajo të vijë dhe pa dyshim gjithçka që sistemi të persoset.
Po çfarë mund të bëhet?
Ka disa gjëra.
Së pari duhet të beni disa ndryshime në sistem.
Ka kolege, këtu që kane propozuar që të gjitha partite të garojnë me vete me platformat e tyre dhe mos jenë te detyruara të bejnë koalicione parazgjedhore cka mund ta lehtesonte lojen politike.Kjo kerkon nje ndryshim sistemi te cilin duhet ta pranojme.Pasi sistemi qe kemi eshte i pandershem.Nje partie ne koalicion i duhen 5 mije vota per nje deputet një partie pa koalicion i duhen 12 mijë.
Së dyti
Duhet të hiqni dore nga numërimi militant i votës. Nëse nuk bëjmë dot numërim elektronik duhet që votat ti numërojnë jo militantët por qytetarët e zakonshem. Asnjë parti s’ka të drejtë të numërojë votat e një partie tjetër por qytetarët të zgjedhur me short një nate më parë mund ta kryejnë këtë proces.
Së treti
Pranoni monitorimin e rolit të policisë në zgjedhje. Ka shumë dyshime për policine dhe ato duhet të shtendosen. Policia duhet të zbatojë ligjin dhe të jetë e mbikëqyrur vazhdimisht për të mos bërë dëme.
Se katërti
Pranoni ndryshimin e menyres së zgjedhjes së presidentit: Presidenti duhet ti takojë popullit dhe ta zgjedhë ai. Ajo që po na mungon me shumë në këtë krizë është një president mbi palët që mund të negocionte këtë krizë. Një president partish nuk e bën dot këtë gjë, një president i popullit mund ta bëjë. Presidenti që po vjen nëse nuk ka kohë të jetë i popullit nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë i shumicës së Rilindjes, ndryshe çdo tentativë për ekulibër politik do prishej dhe therrmohej keq.
Së pesti, pranoni të vijmë me një parlament më të vogel pas disa muajsh. Nuk kemi nevojë për më shumë se 100 depuetë dhe hajde bëjmë nje përpjekje për të nxjerrë jashtë që këtej injonrantët, banditët, kriminelët dhe evazorët. Duhet të dalin jashtë kriminelët që emerojnë prokurorët, injorantët që emërojnë mësuesit dhe evazoret që emërojne taksidarët.
Së gjashti duhet ti japim të drejtë emgrantëve të votojnë. Ata duhet të votojnë me çdo kusht aty ku janë dhe madje të kenë disa deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Une besoj se nuk ka rrugë tjeter. Nëse duam ta zgjidhim këtë krizë duhet të mendojmë më shume për Shqipërinë dhe me pak për qeverinë.
Në të kundërt do jetë shumë vonë. Çdo minutë që kalon i shtyn zgjedhjet për të mos thënë që ato janë shtyrë edhe tani që flasim. Megjithatë e rëndësishme është të ketë zgjidhje dhe pastaj të ketë edhe zgjedhje në mënyrë që të ketë sërish zgjidhje.
Zgjidhje pa zgjedhje nuk ka dhe zgjedhje pa zgjidhje nuk do mund të ketë.