18 persona kanë humbur jetën pasi një traget me mbi 350 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, u fundos pranë bregut jugor të Filipineve.
Sipas Rojës Bregdetare Filipinase, 317 persona janë shpëtuar, ndërsa 24 rezultojnë ende të zhdukur. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se trageti “MV Trisha Kerstin 3” ishte nisur nga Mindanao drejt ishullit Jolo dhe lëshoi thirrje për ndihmë rreth orës 01:50, sipas orës lokale.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa të mbijetuarit raportojnë se ujërat ishin të trazuara në momentin e fundosjes.
Mirëmbajtja e dobët dhe mbingarkesa dyshohet se janë shkaku për aksidentet e trageteve në Filipine në të kaluarën. Pavarësisht kësaj, shumë filipinas ende udhëtojnë me traget për shkak të kostove të ulëta.
Në maj të vitit 2023, 28 persona vdiqën pasi një traget pasagjerësh u përfshi nga flakët. Viktimat përfshinin tre fëmijë, midis tyre një foshnjë gjashtëmuajshe.
Një vit më parë, të paktën shtatë persona vdiqën pas një zjarri në një traget me shpejtësi të lartë që transportonte 134 persona.

















