Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundi i një sesioni parlamentar!

2017/05/04 at 3:01 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fundi i një sesioni parlamentar!

Nga Jorida Tabaku-


Doni të shihni se si do të jetë jeta parlamentare nesër nëse vazhdohet me këtë rrugë nga ana e qeverisë? Hidhini një sy sot kuvendit. Do të shihnin të njëjtën palë që ndan rolet dhe në fund voton po njëlloj!

Por, siç edhe tradita e dëshiron, duhet të reflektosh për institucionin më të lartë në të cilin qytetarët më zgjodhën 4 vjet më parë. Çfarë mund të kishim kryer dhe çfarë kryem?

Më duhet ta pranoj, që mund të kishim vepruar edhe më mirë në disa situata të caktuara, që ndoshta na mungoi fuqia e dobishme në ato pak metra të fundit për të arritur disa fitore që do të ishin me rëndësi. Por nuk duhet harruar që ne ishim përballë një shumice e cila ndonëse ishte mandatuar nga shqiptarët me më pak se 84 vota arriti të blente gati edhe një parti opozitare.

Në katër vjet me një parlament pjesëtarët e të cilit ishin të inkriminuar dhe që shëtisnin rajoneve të policisë me armë në dorë, me një kryeministër që ishte palë e këtyre kriminelëve dhe që i mbronte me mish e me shpirt, në një ambjent ku deputetët e opozitës u sulmuan fizikisht nga deputetë që arrogancën e shprehën dhe me dhunë ka qenë e pamundur që të ndërtohej ajo opozitë që dëshironim. Me një qeveri që iu deshën muaj të tëra negocimi dhe presioni ndërkombëtar për të pranaur ligjin e dekriminalizimit, që në fund të ditës nuk po zbatohet ashtu siç duhet. Opozita jonë qe e vështirë.

Me një mazhorancë që dhunoi autonominë vendore duke ndërtuar një reformë gjoja territoriale por që në thelb ishte një ndarje vilajetesh për interes të partive mazhoritare. Që përbuzi dhe shkeli me këmbë kushtetën e vendit vetëm për të kthyer në Kryebashkiak Edi Ramën duke hedhur në kosh të plehrave jo vetëm konsensusin si një mundësi por edhe jetën e qytetarëve në çdo cep të këtij vendi.

Me një shumicë e cila fshehtasi dhe në kundërshtim me çdo normë juridike dhe parlamentare angazhoi një proces të njëanshëm për Reformën në Drejtësi. E mikluar nga dëshira për t’i dhuruar një njeriu të vetëm të gjitha pushtetet që garantojnë demokracinë, duke tentuar të mënjanojnë dhunshëm dhe në mënyrë antidemokratike opozitën. Për të shpikur një opozitë të re sipas standartave të saj.

Me gjithë këto pengesa ne qëndruam aty, duke kundërshtuar dhe rrëzuar përpjekjet më antikushtetuese dhe antidemokratike të një qeverie për të zaptuar pushtetin gjygjësor. Duke i dhënë vendit ndryshimet kushtetuese sipas dakordësisë dhe parimeve më të mira të Venecias dhe duke i treguar mazhorancës arrogante se nuk mund të shkelte mbi parimet e ndarjes së pushteteve. Nuk qe një fitore e jona, qe një fitore e demokracisë që ne duam të ndërtojmë.

Të gjendur kështu, përballë krimit në kuvend, drogës që u kthye në ekonominë e qeverisë dhe policisë së vendit, përballë shkeljes së vazhdueshme të kushtetutës dhe përdhosjes së parimeve të demokracisë. Opozita nuk rreshti së provuari.

Nuk rreshti së provuari kur një arrogancë qeveritare luftoi dhunshëm për Ligjin e Kompensimit të Pronave, duke rikthyer edhe një herë metodat e shëmtuara staliniste për kompensimin e saj. Kam drejtuar bashkë me kolegët e mi deputetë një betejë të fortë jo vetëm ndaj ligjit në parlament por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Nuk rreshtëm as në vjedhjen arbitrare që kjo mazhorancë i bëri pronës përmes të ashtuquajturit ligj për “Investimet Strategjike” që ia blen për pesë lek pronën një pronari legjitim dhe ia jep oligarkëve. Paraqitëm amandamente por të gjitha këto ranë në veshin e shurdhët të parlamentit noter që ka qenë i zënë të siguronte shkatërrimin e demokracinë dhe përdhosjen e parave publike përmes koncesioneve.

Nuk rreshtëm as në çastin kur Rilindja në të kundërt të asaj që kishte premtuar, na paraqiti në kuvend të ashtuquajturën Reformë në Arsimin e lartë. Një ligj që ka përkeqësuar në çdo aspekt cilësinë e universiteteve dhe ka shndërruar universitetet pranë oligarkëve qeveritarë në OJF që marrin paratë e taksapaguesve ndërsa Universitetet Publike në rrënoja të harruara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë.

Ka qenë në atë sallë kjo mazhorancë dhe kjo qeveri kur ne si opozitë paraqitëm rezolutëm për integrim ndërsa qeveria qe e angazhuar me koncesionet në mjekësi, energjitikë e kështu me radhë. Ndërsa sot, kjo mazhorancë flet si e përvëluar për anëtarësimin në BE, hiqet si një qeveri që e sheh progresin si një formë për të arritur atje ku shqiptarët po i çonte Partia Demokratike dhe harron se si ka kontribuar negativisht në këtë mandat.

Në katër vjet u përpoqëm, siç edhe po përpiqemi, të ndjekim çdo rrugë institucionale me një kryeministër që nuk i njeh institucionet. U përpoqëm të gjejmë gjuhën e kompromisim me një kryeministër që nuk ka vullnet politik për t’i qendruar marrëveshjeve. U përpoqëm që të prodhojmë dialog me një kryeministër që bëhet pishman për atë që ka ofruar.

Në fund të katër viteve, me një dhunim ndaj votës së lirë dhe opozitës që sa vinte dhe rritej, nuk mund të kishte rrugë tjetër përpos se bojkotit. Institucioni më i lartë kushtetues ishte shndërruar në noter për grabitje prone, rritje taksash, koncesione oligarkëve dhe dhunim të çdo parimi demokratik, kishte humbur legjitimitetin ndaj parimeve bazë të demokracisë dhe kushtetutës. Qe shndërruar në një zgjatim qeveritar që përmbushte me përdhunë funksionet e qeverisë dhe rrezikonte të shndërrohej në një teatër rilindas.

U përpoqa shumë të gjeja dicka të mirë, u përpoqa të gjeja një arritje por dy të vetmet që u realizuan gjatë këtij mandati rezoluta për integrimin dhe reforma në drejtësi u miratuan prej opozitës. Ishin këto arsye që që sot nuk ndjej keqardhje që nuk fola në parlament për të bërë këtë bilanc që cdo qeveri duhej të kish frikë të përballej. Sot ka një betejë tjetër, për elementin më thelbësor të demokracisë, zgjedhje të pandikuara, të bindur që vetëm këto zgjedhje nuk do të prodhonin një parlament të tillë dhe nuk do të shndërronin institucionin ligjvënës në noterin e një kryeministri.



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Serbia: Kapem shqiptarët duke trafikuar armë në Maqedoni

Serbia: Kapem shqiptarët duke trafikuar armë në Maqedoni

Le Figaro: Kosova, zona gri e Europës, ku po përhapet ekstremizmi islamik

Le Figaro: Kosova, zona gri e Europës, ku po përhapet ekstremizmi islamik

Shkel rregullat për hir të dashurisë, përfundon në burg i riu

Shkel rregullat për hir të dashurisë, përfundon në burg i riu
















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com