Pas gati shtatë dekadash përfundon prodhimi i modelit legjendar Land Rover Defender.
Sot do të prodhohen modelet e fundit para se fabrika në Solihull të fikë linjën e prodhimit të kësaj makine legjendare. Land Rover është zotuar se do të prodhojë një pasardhës të denjë të këtij modeli për të cilin pretendojnë se do të jetë i suksesshëm si Defender.
Kjo makinë 4×4 është e përhapur në të gjithë botën dhe Land Rover para disa javësh kishte prodhuar veturën e dy milion-të të cilën e kishte dhuruar për bamirësi.
Land Rover ka paralajmëruar pasardhësin e Defender në vitin 2018.
Shihni galerinë e fotove. Si ka qenë Land Rover në fillesat e saj dhe si do të jetë makina e fundit…