Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundi i një dashurie? Ja si e përjetojnë shenjat e horoskopit

2017/10/04 at 8:14 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Fundi i një dashurie? Ja si e përjetojnë shenjat e horoskopit

Çështjet e zemrës janë shumë delikate dhe çdo person reagon në mënyrën e vet, por yjet kanë si gjithmonë ndikimin e tyre


Ndjenjat janë gjithmonë intriguese dhe misterioze: të gjithë janë interesant kur përfshihen nga ndjenjat në çfarëdo lloj moshe. Ndodh që kur jemi të dashuruar nxjerrim anën tonë më të mirë. Po kur ndahemi, si reagojmë? Horoskopi na zbulon se cilat janë sjelljet më të predispozuara duke u bazuar në shenjën tonë të zodiakut. Të kërkosh mbështetje tek yjet mund të jetë një mënyrë e dobishme dhe e vlefshme për të shpresuar sërish dhe për të buzëqeshur pas mbylljes së një historie të rëndësishme.

DASHI – Për ju fundi i një dashurie është si fundi i një beteje. Por edhe në qoftë se humb, je i sigurt që ke dhënë maksimumin për të mbajtur gjallë pasionin. Nëse vendimi për t’i dhënë fund nuk ka qenë i yti, mund të përpiqesh të rikuperosh raportin edhe kur duket që nuk ka më shpresa. Në përgjithësi nuk të intereson të mbash raporte të mira me dikë që je ndarë: ke nevojë për pak kohë për të rifituar energjinë e humbur dhe për të nisur një histori të re dhe pasionante.

DEMI – Për ju kur merr fund një marrëdhënie, hapen dy skenarë: në qoftë se vendimi për t’i dhënë fund është marrë nga ju, do të thotë se ka qenë diçka e menduar mirë. Nuk ke mëdyshje dhe tregon vendosmëri në zgjedhjen tënde. Nëse vendimi është marrë nga personi në krah, mund të kaloni një periudhë obsesioni dhe bëni skena xhelozie të tmerrshme që konkurrojnë me Otellon. Nuk të pëlqejnë ndryshimet dhe të marrësh veten pasi ke humbur një pikë referimi, të duhet shumë kohë.

BINJAKËT – Nulkështë e lehtë për ju t’i jepni fund një marrëdhënieje  dhe në shumicën e rasteve largohesh ose gjen një mënyrë që personi që kishit në krah të kuptojë që mendimet dhe vëmendja juaj janë kthyer diku tjetër. Në pamje të jashtme duket që nuk të bën shumë përshtypje që mori fund, por në të vërtetë vuan shumë dhe të vijnë një mijë mendime në kokë duke kërkuar të gjesh përse ndodhi. Megjithatë e merrni veten shpejt. Nëse në të ardhmen të kthehet dëshira për të shikuar ndonjë ish të dashur, nuk heziton ta propozosh, edhe pse përfundoi shumë keq.

GAFORRJA – Përfundimi i një historie dashurie për ju është një tragjedi e vërtetë. Ti mendon gjithmonë që personi që ke krah do të jetë personi, me të cilin do të martohesh dhe të krijosh familje. Vetëm mendimi që gjithçka mund të marrë fund të trishton dhe të bën të derdhësh lot. Reagimi juaj zakonisht është pesimist: imagjinon vetminë në të ardhmen. Por pas njëfarë kohe, shpresa rikthehet. Ajo që nuk merr fund është zemërimi ndaj atij, që të ka lënë pa menduar për dhimbjen që do të të shkaktonte.

LUANI – Ndonjëherë krenaria juaj është më e fortë se dashuria dhe kur lëndohesh, shkëput çdo gjë me shkaktarin e vuajtjes tënde. Nuk turpërohesh të tregosh plagët e tua që janë shenjë e dashurisë dhe e ndjenjave. Por ju e dini se këto plagë do të transformohen në shenja të padukshme që do të kontribuojnë në unitetin dhe bukurinë tuaj. Nuk dëshiron të mbash raporte miqësie: do të dukej si diçka e pavërtetë. Për ju ndjenja e vërtetë nuk vdes kurrë.

VIRGJËRESHA – Përpos asaj që dukesh, jeni një person shumë i brishtë dhe kur i jep fund një dashurie, vuan shumë (është shumë e vështirë për ty të dashurohesh dhe pastaj të ndahesh). Megjithatë, racionaliteti juaj nuk ju braktis dhe sidomos në fund të një martese. Di t’i bësh mirë llogaritë e tua për të marrë para nga ai që guxoi të tejkalojë kufijtë pa ju respektuar siç do të donit. Nuk dëshpërohesh dhe preferon që plagët t’i shërosh në vetmi dhe në heshtje.

PESHORJA – Ju nuk gjeni kohën për të mbyllur një histori , pasi keni një tjetër gati për të filluar, duke ju përfshirë plotësisht. Nuk e do vetminë, madje edhe kur je në çift, ke persona me të cilët flirton. Për ju është e natyrshme që një histori të marrë fund madje në shumë raste ju vazhdoni të mbani raporte miqësore, shpesh duke shkaktuar skena xhelozie në lidhjen tënde të “re”. Gjëja më e vështirë për ju është të merrni një vendim, edhe kur e di që dashuria ka mbaruar, nuk e merr dot guximin t’i japësh fund.

AKREPI – Sapo i jep fund një dashurie, personi që dashuroje kthehet në armikun tënd më të madh dhe kërkon të gjesh gjithçka që ka bërë gabim dhe që ju detyroi t’i jepnit fund. Nëse historia që përjetuat ka qenë shumë intensive, e ke të vështirë ta pranosh që ai ju la, vuan shumë dhe përpiqesh të hakmerresh në të gjithë mënyrat e mundshme. Përgjithësisht je mizore, nëse fundi i kësaj dashurie ka qenë vendim i yti, sepse mendon se përgjegjësia nuk është e jotja. Përdor ndjenjën e fajit për të ndëshkuar ata që nuk ju duan më.

SHIGJETARI – Mendon që je një person i mirë dhe përpiqesh t’i japësh fund me shumë klas një historie. Megjithatë kjo jo gjithmonë është e mundur, sepse duke qenë një shenjë e zjarrit, humb shumë lehtë arsyen në çështjet e zemrës. Zemërimi ndaj atij që të ka lënë është i pashmangshëm, por nuk zgjat shumë. Zënkat bëhen rutinë disa ditë pas ndarjes. Por e rëndësishme është të gjesh përsëri buzëqeshjen dhe t’i japësh vetes mundësi për një histori tjetër.

BRICJAPI – Zakonisht je ti që e merr vendimin për t’i dhënë fund një historie. Ndonjëherë e bën për nevoja të punës dhe në këtë rast, nuk ka asgjë që t’ju bëjë të rimendoni sepse i keni bërë vlerësimet tuaja me saktësi. Por mund të ndodhë që mund të dashuroheni me të vërtetë dhe në këtë rast fundi i një dashurie përjetohet me shumë dhimbje. Përpiqesh t’i fshehësh emocionet dhe të thuash që je në rregull, por thellë në sytë e tu mund të shihet gjithë trishtimi yt.

UJORI – Ndodh që akoma pa e kuptuar që një histori ka filluar, vëren që ajo mori fund. Ju, me pak fjalë, nuk i doni lidhjet, kufizimet dhe zinxhirët, por në të vërtetë e keni shumë të vështirë të largoheni nga personi që keni dashur, edhe pse nuk e kishit zyrtarizuar lidhjen. Dhe për këtë arsye përpiqesh të mbash një raport miqësor edhe pas ndarjes. Por mbani mend që të shkoni në shtrat bashkë nuk ka të bëjë me të qenit miq.

PESHQIT – Për persona si ju, që doni të krijoni marrëdhënie simbiotike me të dashurit është shumë e vështirë të largohesh. Nëse një histori merr fund, zakonisht e kupton shumë kohë më parë. Intuita juaj shpesh bie ndesh me dëshirën tuaj për të vazhduar edhe dashuri të pamundura. Ankesat tuaja vazhdojnë edhe pas ndarjes, duke i përkeqësuar shpesh situatat që mund të mbylleshin në mënyrë më paqësore. Në rast tradhtie, e gjithë bota duhet ta marrë vesh se sa mashtrues ishte i dashuri juaj./Shqip



Ju sugjerojmë

Studimi, martesa është e dëmshme për shëndetin mendor
Life Style

Studimi, martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

23 Maj, 2025 9:30 am
Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t
Life Style

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t

22 Maj, 2025 4:25 pm
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA
-Jetë dhe Stil

CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

21 Maj, 2025 9:51 am
Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës
-Jetë dhe Stil

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

21 Maj, 2025 9:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 maj 2025

21 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:14 am
Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin
-Jetë dhe Stil

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

19 Maj, 2025 7:21 pm
Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë
Life Style

Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

19 Maj, 2025 6:47 pm
Para
Përse udhëtoi Rama në Amerikë?

Përse udhëtoi Rama në Amerikë?

Denoncimi/ Berisha: Spitali Ushtarak në një gjendje katastrofike

Denoncimi/ Berisha: Spitali Ushtarak në një gjendje katastrofike

Si të mos shtoni në peshë pasi keni lënë duhanin

Si të mos shtoni në peshë pasi keni lënë duhanin
















TE FUNDIT

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

820 mijë vizitorë të huaj në Prill
23 Maj, 2025

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj nga vende të ndryshme të botës edhe përgjatë muajve...

Lexo më shumë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
23 Maj, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçar në tentativë për...

Lexo më shumë

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
23 Maj, 2025

Elvis dhe Belina Pupa janë akuzuar në Australi për kultivimin e bimëve narkotike. Siç raportojnë mediat australiane, Belina Pupa, 39...

Lexo më shumë

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
23 Maj, 2025

E premtja dhe paraditja e shtunës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe alternimet e vranësirave. Ndërsa mesditën e të shtunës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com