Kot nuk thonë që dashurinë nga urrejtja, ose të anasjelltën e ndan vetëm një hap. Deri para pak kohësh, dy vajzat seksi Amber Rose dhe Kim Kardashian e urrenin njëra-tjetrën, jo vetëm për mashkullin e njëjtë që i bashkonte (Kanye West), por edhe për popullaritetin që kanë të dyja në showbiz.
Por tani ato janë bërë “motra” dhe e mbrojnë njëra-tjetrën madje Amber Rose e ka vlerësuar foton nudo të Kim Kardashian, duke e cilësuar atë si një foto perfekte dhe duke vlerësuar Kimin si shumë transparente.