Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ftoj FBI-në të hetojë”/ Berisha: Janë 2 zonja në krye të listës së abuzimit me fondet e SHBA-së!

2025/02/19 at 12:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ftoj FBI-në të hetojë”/ Berisha: Janë 2 zonja në krye të listës së abuzimit me fondet e SHBA-së!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje FBI-së që të nisë një hetim për Shqipërinë, për të zbuluar të vërtetën e shpërdorimit të parave të taksapaguesve amerikan.

Ai ka akuzuar Kryeministrin Rama pasi sipas tij, po censuron një skandal që sipas tij ka të bëjë me abuzimin me fondet e taksapaguesve amerikanë nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Lidhur me abuzimin për këto fonde, Berisha ka thënë se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar.

“Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico.

Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij.

Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro.

Dhe për vete rroga dy herë më e madhe se sa e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Unë e kuptoj se ata që kanë vendosur këtë censurë të tmerrshme mbi vjedhjet, shpërdorimin dhe abuzimin e fondeve nga gratë e narkoqeverisë, do shpërndajnë lajmin se unë po merrem me gratë e tyre.

Jo, unë nuk po merrem me asgjë tjetër veçse me fondet e taksapaguesve amerikanë që janë shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme dhe përgjegjësi direkte kanë Edi Rama, Blendi Çuçi.

Po kështu Velica. Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.

Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.

Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.

Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë. Blendi Gonxhja. Janë shumë ata.  Po këta janë më pak se ato të parat.

Se edhe këta i kanë futur fëmijët. Po, po. Pra, këtu prokurori nuk ka se është e tëra nën kontroll politik.

Sepse një prokurori e vërtetë, e bazuar dhe e varur nga ligji, me urgjencë do kishte hetuar këto akte të rënda.

Po nuk hetohen, përkundrazi këto mbrohen nga Edi Rama sikundër mbrohet çdo vjedhje e lidhur me të.

Ndaj dhe i bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ftoj Edi Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju dhe nga mëngjesi gjer në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart korr e mos lidh, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare, që e nxijnë imazhin e Shqipërisë.

Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto? Asnjë fjalë… Garantoj qytetarët shqiptarë se një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do marrin ndëshkimin më të merituar ligjor”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Berisha: Kompania e LaCivita nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi

Berisha: Kompania e LaCivita nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë për bisedimet pas takimit SHBA-Rusi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë për bisedimet pas takimit SHBA-Rusi

“Manaj inskenoi se do i jepte fund jetës”/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Shkodër: Nuk pranoi ndarjen nga 44-vjeçarja

“Manaj inskenoi se do i jepte fund jetës”/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Shkodër: Nuk pranoi ndarjen nga 44-vjeçarja

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com