Për herë të parë të rinjtë shqiptarë të Forumit Rinor të Partisë Republikane do të përfaqësohen në një konferencë leadershipi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësohen nga kryetari i forumit, Blendi Sulaj, i cili ka marrë edhe ftesën zyrtare nga të rinjtë republikanë amerikanë. Eventi është i rëndësishëm për shkak se do të drejtohet nga kongresmenë dhe senatorë dhe do të vazhdojë me vizita në Capitol Hill të kongresmenëve të ndryshëm. Është për t’u theksuar fakti se është hera e parë që një forum rinor bën takime të tilla jashtë vendit dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.