Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për ftesën e Kryeministri Edi Rama për tryezë dialogu.
Basha duke folur para selisë së PDsë me të ndaluarit gjatë protestës te Liqeni Artificial, tha se duhet të lexojë letrën publike për të dhënë
një përgjigje, përgjegje të cilën tha ai do ta japë me shkrim.
“Dua ta lexoj këtë letër. Se zakoni i keq i letrave publike vazhdon në Shqipëri, letra publikohet para se t’i shkojë marrësit”, tha Basha.