Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ftesa e Kryeministrit/ A do të takohen nesër Rama-Basha?

2016/05/27 at 9:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ftesa e Kryeministrit/ A do të takohen nesër Rama-Basha?

Kryeministria i është drejtuar me një tjetër letër Partisë Demokratike, ku shprehet gatishmëria e Edi Ramës për t’u takuar me Lulzim Bashën që ditën e shtunë. Por në përgjigjen e selisë blu shpjegohet se për shkak të axhende jashtë vendit të Bashës, ky i fundit është i gatshëm të takohet më 1 qershor.

Pasi Edi Rama dhe Lulzim Basha rikonfirmuan publikisht gatishmërinë për t’u takuar me njëri-tjetrin, Kryeministria i është drejtuar selisë blu me një shkresë zyrtare. Letra e firmosur nga Vali Bizhga, drejtore e kabinetit pranë Kryeministrit, me nr. Protokolli 3433, i drejtohet homologes së saj në Partinë Demokratike, Greta Deljani.
“Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast.

Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave.

Në letrën e Kryeministrisë, bie në sy fakti se Rama është i gatshëm të bisedojë me Bashën jo vetëm për Reformën në Drejtësi, por edhe për atë Zgjedhore, kjo e dyta e cilësuar nga Partia Demokratike si “prioritet mbi prioritetet”.

“Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij”. Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët”.

Përgjigjja nga zyra e kryedemokratit ka mbërritur brenda pak orësh, ndërsa në respekt të protokollit, shkëmbimi është kryer gjithashtu në nivel drejtorësh kabineti. Në pak më shumë se 3 rreshta, Greta Deljani i shpjegon Vali Bizhgës se axhenda e Bashës e bën të pamundur takimin ditën e shtunë.

“Për shkak të një agjende ndërkombëtare të konfirmuar më parë, Kryetari Basha është i mundur të realizojë takimin duke nisur prej ditës së mërkurë, datë 1 qershor 2016. Për ditën, vendin dhe formatin e takimit, jam e gatshme të vendosim kontakt menjëherë me ju për të nisur rakordimet e nevojshme”.

Ndonëse nuk përmendet në letër, përgjigjja e Partisë Demokratike le të mendohet se ka pak gjasa që takimi Rama-Basha të zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë, siç është propozuar nga kreu i Qeverisë.

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Gjashtë strategjitë për të realizuar gjithçka dëshironi në jetë

Gjashtë strategjitë për të realizuar gjithçka dëshironi në jetë

Teoria e zezë përse Trump po fiton në zgjedhjet amerikane

Teoria e zezë përse Trump po fiton në zgjedhjet amerikane

Video/ Humanizmi i kësaj mësueseje preku miliona zemra

Video/ Humanizmi i kësaj mësueseje preku miliona zemra

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com