Deklarata e përbashkët e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis është fshirë nga faqja e Parlamentit Europian.
Ata kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
LEXO EDHE – Deklaratë e fortë për Shqipërinë nga PE: Nëse doni negociatat…
Deklarata thoshte se “çdo modifikim i Marrëveshjes së 5 qershorit pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit.”
Në të komentoheshin edhe ndryshimet kushtetuese të propozuara për të cilat eurodeputetët shpreheshin se “duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara”.
Por për arsye ende të panjohura deklarata tashmë nuk figuron më në ëeb faqen e Parlamentit Europian.
Për këtë deklaratë njoftoi edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca përmes Tëitterit dhe postimi i tij është ende online. /Opinion.al