Të rinjtë demokratë kanë fshirë sot parrullat komuniste në jug të vendit por ky veprim nuk i ka pëlqyer deputetit socialist Koço Kokëdhima, i cili e ka quajtur akt barbar. “Në fshatin Kudhës gjendeshin dhe ishin restauruar parrullat komuniste të tipit “Rroftë udhëheqësi ynë i dashur Enver Hoxha!”
PD e Vlorës denoncoi edhe punimet e paligjshme që po zhvillohen në bregdetin e Qeparos, te ato që njihen si sarajet e Koço Kokëdhimës. Dhjetra automjete po ndërhyjnë në këtë plazh të bukur të bregut,në mënyrë të paligjshme duke shkatërruar ekosistemin.