32 sanitare të spitalit rajonal dhe maternitetit të Kukësit janë larguar nga puna me motivacion “shkurtim i vendit të punës”. Mëngjesin e sotëm punonjëset sanitare kanë protestuar përpara godinës së drejtorisë së spitalit, ku kanë kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin. Ato thonë se janë zëvendësuar nga militantë partiakë.