Lodhu edhe me vite po të duash. Zor se gjen ta bindësh se atdhedashuria ekziston, morali është i dobishëm, puna është nder, Europa nuk është rruspie, Politika nuk është kurvë.
Shqiptarët nuk janë në një mendje për asgjë themelore; Historinë e tyre, Kombin, Shtetin, politikën.
Mes shqiptarëve ka jo pak hajvanë zanati i vetëm i të cilëve është përgojimi i figurave më të shquara, më të nderuara, më heroike të tyre.
Shqiptaria ka gjithashtu jo pak plehra që edhe për Shenjtorët dhe Martirët e tyre bëjnë interpretime të neveritshme që të kallin datën dhe frikën.
Shqiptarët e përdorin pushtetin vetëm për të vjedhur, vetëm për tu pasuruar.
Hallexhiu shqiptar që vete në zyrat e administratës për të kryer një punë nuk gjen kurrë një nëpunës që ta ndihmojë por kurdoherë një të korruptuar që e xhvat.
Vendet e punës në Shqipëri nuk meritohen, blihen. Në Shqipëri vend pune nuk është një pozicion i lakmuar në administratë, pse jo dhe i ëndërruar, për të shprehur zotësinë, talentin, duke i ndihmuar vendit, por thjesht pronë që përdoret për qëllime interesi.
Shqiptarët kokulur të diktaturës e dëshmojnë çdo ditë se janë shndrruar në shkatërrimtarë të pandalur të vetvetes.
Shqiptarët janë llupsa të neveritshëm që po u shtruan s’dinë të ngrihen.
Shqiptarët janë vrasësa burracakë që s’e kanë hiç problem t’i ngulin thikën, jo grekut e serbit si gjithë kohës mburren, por më së shpeshti njerëzve të afërt, babait, vëllait, motrës, mikut.
Shqiptarët e shumtë llapaqenë që mbahen për patriotë e ndërrojnë nënshtetësinë thjesht për të jetuar më rehat në një vend tjetër.
Në Shqipëri s’bën asnjë përshtypje që rrugët dhe sheshet mbajnë emra vrasësish.
Kriminelët më mizorë të historisë së Shqipërisë mbajnë tituj dhe dekorata, për hqjen e të cilave s’ka iniciativa serioze.
Me panaire pa libra, me filma pa spektatorë, me promuovime këllirash, Kultura dhe Arti shqiptar janë për faqe të zezë, në pikën më të ulët qyshkur shqiptaria ekziston. Mediat janë thjesht dhe vetëm kobure në duart e politikës dhe biznesit. Spektaklet televizive në Shqipëri mund të shihen pak minuta për 1 arësye të vetme; Për të kqyrur publikun në sallë që qesh kot, për të parë ku arrin budallallëku njerëzor.
Rusia, Kina, India, vendet qindra milionëshe e nxjerrin rezultatin e votimeve pas 1 dite. Shqipërisë edhe pas një shekulli nuk do t’i mjaftojë 1 javë për ta nxjerrë të shkretin rezultat.
Me hashishin që jo vetëm e mbjellin por edhe e tymosin, pas pak shqiptarët do jenë i pari dhe i vetmi popull në historinë e planetit aq i javashëm aq i plogët sa nuk do bëjë asnjë dallim mes gjumit dhe zgjimit.
Shqiptarët, duke i bërë misionarët e Shoqërisë Civile bashkëpuntorë në hajdutllëqe, e kompromentuan
Shoqërinë Civile ndërkombëtarisht.
Shqipëria ësht i vetmi vend i lindjes komuniste që nuk ka hapur dosjet e spiunllëkut dhe spiunat e kahershëm dhe të tashëm vazhdojnë të spiunojnë viktimat e tyre.
Vështirë se gjen sot shqiptar të Shqipërisë që dëshiron me gjith shpirt dhe është gati të sakrifikojë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Bota shpenzoi miliarda për t’ja shkëputur Kosovën Serbisë nga thonjtë dhe për ta bërë Kosovën shtet modern. Klyshat e kurvit e kthyen Kosovën në vend pornoislamik.
Shqiptari në Greqi ndrron emrin. Ky turp kolosal institucionalisht i mundshëm moralisht i dënueshëm, nuk bën vaki në asnjë vend tjetër të botës.
Greqia që nuk është as qorr as shurdh, këto e plot të tjera i di. Shqyqyr që po na gudulis me fshesë. Çudi si nuk po na kullufit me kuç me maç nga Konispoli në Vermosh.