Gjykata e lartë ka vendosur arrestin e shtëpisë për Alban Trimin ish –oficeri i policisë që u arrestua, sepse fshehu pistoletën e Elton Çicës mbrëmjen e 4 majit, kur ky i fundit u ekzekutua pas një goditjeje me armë zjarri. Trimi akuzohet për pengim të së vërtetës dhe prishje të provave në vendin e ngjarjes, sepse në kamerat e sigurisë së lokalit De Niro shihej që pas ekzekutimit të Elton Çiçës, merr një pistoletë që ai e kishte me vete dhe e largon nga lokali. Në tavolinë me viktimën dhe Alban Trimin, ishin të pranishëm edhe nje mjek dhe nje gazetar.