Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshehu dënimin në Greqi, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës

2023/12/20 at 9:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fshehu dënimin në Greqi, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili fshehu dënimin në Greqi.


SPAK ka ngritur akuzat ndaj kryebashkiakut të PS-së për veprëm penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit për t’u regjistruar si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të vitit 2019, Kreshnik Hajdari, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Por rezulton se provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, kryebashkiaku Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë me masën riedukuese të qortimit, për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 18.12.2023 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.80 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari, aktualisht me detyrë Kryetar i Bashkisë Kuçovë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.80 të vitit 2023, ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara me datë 30 qershor 2019, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit (me datë 11.05.2019), të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.3222, datë 13.05.2019).

Me vendimin nr.2, datë 20.05.2019, të Komisionit të Zonës për Administrimin Zgjedhor nr. 63, Qarku Berat, është vendosur që shtetasi Kreshnik Hajdari të regjistrohet si kandidat për Kryetar të Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. Në përfundim të procesit zgjedhor shtetasi Kreshnik Hajdari është zgjedhur dhe ka fituar mandatin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, detyrë të cilën e ka ushtruar në vitet 2019-2023.

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, të datës 11.05.2019, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Po ashtu, shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë në zgjedhjet vendore për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara  me datë 14 maj 2023, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit me datë 26.03.2023, të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.17366, datë 02.04.2023).

Me vendimin nr.5, datë 28.03.2023, të Komisionit të Zonës për Administrimin Zgjedhor nr. 64, Qarku Berat, është vendosur që shtetasi Kreshnik Hajdari të regjistrohet si kandidat për Kryetar të Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Rezulton se në zgjedhjet e zhvilluara me datë 14.05.2023, shtetasi Kreshnik Hajdari është rizgjedhur si Kryetar i Bashkisë Kuçovë për vitet 2023-2027.

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit të datës 26.03.2023, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Nga aktet e administruara, provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, rezulton se shtetasi Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, Nr.3286/23-6-1999, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991).

I pandehuri Kreshnik Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar tek formulari i vetëdeklarimit këtë rrethanë, në lidhje me dënimin e tij nga një gjykatë e huaj, kjo në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Ky fakt nuk është deklaruar në dy formularët e vetëdeklarimit të datave 11.05.2019 dhe 26.03.2023, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.



Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Heroinë dhe kokainë/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas dhe makinën e policisë

31 Janar, 2026 10:39 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

31 Janar, 2026 10:35 am
Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
Bota

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

31 Janar, 2026 9:54 am
Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Bota

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

31 Janar, 2026 9:52 am
Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar
Kronikë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar

31 Janar, 2026 9:31 am
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
Aktualitet

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

31 Janar, 2026 9:11 am
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

31 Janar, 2026 8:43 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:40 am
Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Para
Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

Aksion antidroge në Vlorë, lënda narkotike e ndarë në pako po transportohej me furgon

Shkodër/ Gjenden mbetje kockore në një gropë për djegie qymyri, policia jep detaje për ngjarjen

Shkaktuan 2 mln euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore, arrestohen 12 persona në Tiranë

Shkaktuan 2 mln euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore, arrestohen 12 persona në Tiranë
















TE FUNDIT

Heroinë dhe kokainë/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas dhe makinën e policisë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
31 Janar, 2026

Një 45-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Durrës, pasi është përfshirë në shitje drogash të forta si kokainë, heroinë,...

Lexo më shumë

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
31 Janar, 2026

Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një email-i të vitit 2013 drejtuar Jeffrey Epstein, duke deklaruar se kontaktet e...

Lexo më shumë

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
31 Janar, 2026

Emri i Donald Trump shfaqet më shumë se 3,200 herë në 3 milionë faqet mbi çështjen Epstein të publikuara nga Departamenti  Amerikan...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
31 Janar, 2026

Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com