Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fryma e UÇK-së jeton e gjallë në zemrat tona”/ Kurti-ushtarëve: Gjithçka që përfaqëson Adem Jashari është përbashkuar te ju

2024/06/12 at 1:42 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Fryma e UÇK-së jeton e gjallë në zemrat tona”/ Kurti-ushtarëve: Gjithçka që përfaqëson Adem Jashari është përbashkuar te ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përpara ushtarëve dhe policëve tha se parakalimi i tyre sot, në sheshet qendrore të Prishtinës i mbush me krenari dhe u jep ndenja sigurie.


Ai theksoi se fryma dhe tradita e UCK-së, përveç që jeton e gjallë në zemrat e tyre, është e vendosur edhe në krye të Ushtrisë së Kosovës.

“Sot, ritmi i hapave tuaj, i zhurmës së çizmeve që i keni mbathur na kthen në ritëm të zemrave tona, neve që ju shohim me kaq admirim. Armët që ju i mbani shtrënguar në duar, këto armë aq të llojllojshme e kaq moderne, shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë, janë zgjatime të vetë duarve tuaja të fuqishme në gatishmërinë e përhershme për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë dhe sovranitetin, integritetin territorial dhe dinjitetin e qytetarëve të saj.

Jam shumë i gëzuar të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare, e veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit.

Është arritur falë më shumë se dyfishimit të buxhetit për ushtrinë, rekrutimit të 1 mijë e 852 ushtarëve të rinj, të cilëve këtë vit do t’i bashkohen edhe 300 të rinj, trefishimit të investimeve në armatime, prej nga ushtarët tonë që vetëm para pak kohësh kishin vetëm armatim të lehtë, tani janë pajisur me armë të kalibrave të rëndë, me mijëra tyta artilerie dhe deri me dronët Bayraktar,të cilëve së shpejti do t’i shtohet edhe sistemi amerikan raketor anti-tank ‘Javelin’”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe më e mirëarmatosur, por edhe kurrë më e fuqishme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin e shtetit.

“Kjo nuk mund të ishte ndryshe, sepse Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja, që në krye dhe si prijës e kishte si shembull Adem Jasharin. Ajo UCK që po kështu me pak armë personale e filloi luftën për çlirim, por me vullnet të pathyeshëm e arriti atë 25 vite më parë, bashkë me aleatët tanë.

Të dashur ushtarë, trashëgimia e gjithçka përfaqëson Adem Jashari dhe UÇK-ja është e përbashkuar mes jush te FSK-ja dhe te komandanti i saj, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, nipi i Ademit dhe i Hamzës.

Nëse kthehemi në retrospektivë, pikërisht këtu ku jemi sot në Prishtinë në ditën e çlirimit, përveç forcave të armatosura serbe që kishin nisur të tërhiqeshin nga këtu e nga e tërë Kosova, do t’i shihnim edhe njësitet e UCK-së që nga malësia e Gollakut zbritën e hynë në Prishtinë. E në krye të tyre ishte Ejup Maqedonci, që në krye sot e kemi në krye të ministrisë së Mbrojtjes.

Pra, të dashur ushtarë, po iu drejtohem juve këtu duke e ditur që si asnjëherë më parë, rreth 1/3 e ushtrisë sonë ka zbarkuar sot dhe është rreshtuar në këtë paradë, që fillon pas pak në sheshin Skënderbeu. Fryma dhe tradita e UCK-së, përveç që jeton e gjallë në zemrat tona, ajo është e vendosur edhe në krye të Ushtrisë së Kosovës, përmes njerëzve të dalë prej vetë saj dhe të nxjerr mes jush. Do të doja që në këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë, kjo paradë e ushtrisë dhe policisë sonë, të na shërbejë si një nxitje për t’i ripërtërirë ndjesitë tona për lirinë. Do të doja që në 25-vjetorin e çlirimit, para gjithë botës ta shpallim etikën e lirisë sonë.

Ndër të tjera, Kurti tha se liria e Kosovës rrjedh nga angazhimi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë i të gjitha gjeneratave të cilat sipas tij, e ruajtën ëndrrën për lirinë dhe punuan e sakrifikuan për jetësimin e saj.

“Liria e Kosovës, erdhi përmes gjakut të dëshmorëve të lirisë dhe martirëve të rënë për të. Liria e Kosovës u arrit mes vuajtjesh të mijëra të burgosurve politikë, që kaluan qindra shekuj kohë nëpër burgje, në krye me Adem Demaçin.

Liria e Kosovës dhe dita e çlirimit të saj erdhi nga lufta e drejt e UCK-së, përfaqësues politik i të cilës ishte pikërisht baca Adem. Liria e Kosovës erdhi nga ndihma e shteteve aleate të NATO-s që pasi e bombarduan për 78 ditë Jugosllavinë e Serbisë dhe Serbinë e Millosheviqit, hynë në Kosovë më 12 qershor 1999. Atë ditë NATO hyri në Kosovë, kurse për ditë ne jemi më afër hyrjes në NATO.

Në historinë e popujve nuk ka asgjë më me vlerë se liria. Andaj, teksa e kujtojmë ditën e çlirimit të Kosovës, le të punojmë që ta bëjmë lirinë tonë sa më cilësore dhe ta mbrojmë atë nga çdo rrezik dhe kërcënim. Për atdheun tonë të dashur dhe për familjet tona të çmuara. Për historinë tonë të lavdishme dhe për të ardhmen tonë të ndritshme. Për vendin tonë, për Republikën e Kosovës, urime 25-vjetori  çlirimit”, tha Kurti.



Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Para
Opinion – Gjykata vendos, vulën e ka Berisha! (11 Qershor 2024)

Opinion - Gjykata vendos, vulën e ka Berisha! (11 Qershor 2024)

Vidhnin monedha floriri në Francë, SPAK:Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro

Pjesë e një grupi kriminal, Gjykata e Posaçme dënon me 8 vite e 8 muaj burg Akil Kullën

Presidenti Begaj takon Osmanin në Prishtinë: Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës 

Presidenti Begaj takon Osmanin në Prishtinë: Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës 
















TE FUNDIT

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
8 Qershor, 2025

Më 8 dhe 9 qershor, Italia do të votojë në pesë referendume të propozuara nga sindikata CGIL dhe partitë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com