Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen, i cili ka pësuar një dëmtim në gju të këmbës së djathtë, do të mungoj në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës këtë sezon.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Barcelonës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter.
“Ter Stegen ka disa dhimbje në gju të këmbës së djathtë. Lojtari është duke marrë trajtimin e duhur pasi nuk është i disponueshëm dhe rikthimi i tij do të varet nga mënyra se si zhvillohen gjërat.”, ka shkruar Barcelona.
Barcelona sfidën e radhës e ka me Eibarin në javën e fundit të La Ligas, ndërsa me 25 maj luan finalen e Kupës së Spanjës./ Opinion.al E.Xh.