Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frikë për zgjerimin e luftës/ Izraeli sulmon Sirinë, humbin jetën 42 persona

2024/03/29 at 5:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë për zgjerimin e luftës/ Izraeli sulmon Sirinë, humbin jetën 42 persona

Në Lindjen e Mesme ka frikë reale për zgjerimin e luftës. Kjo vjen pasi ushtria e Izraelit zhvilloi një seri bombardimesh në Alepo të Sirisë. Tel Avivi pranon se nga këto sulme në drejtim të një grupimi militantësh janë vrarë civilë dhe ushtarakë.

Por Observatori sirian për të drejtat e njeriut tregon bilancin real: të paktën 42 persona kanë humbur jetën nga bombardimi në Alepo, por vetëm 5 prej tyre janë anëtarë të grupimit të armatosur të Libanit, Hezbollah.

Izraeli lëshoi raketa edhe drejt një tjetër shtet fqinj. Ushtria e Tel Avivit njoftuan se nga sulmi në Liban është vrarë kreu i njësisë së lëshimit të raketave të Hezbollahut.

E teksa situata mbetet e brishtë dhe serioze, Amerika po punon për një paqe të përhershme. Presidenti Joe Biden konfirmon se bota arabe është gati për të njohur plotësisht Izraelin, nëse krijohet shteti i Palestinës.

“Nuk do të hyj në detaje, por kam punuar me sauditët dhe të gjitha vendet e tjera arabe, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Katarin. Janë gati për të njohur plotësisht Izraelin për herë të parë. Por duhet të kemi një plan pas luftës në Gaza dhe duhet të kemi një zgjidhje me dy shtete. Nuk do ndodhë sot, por mendoj se mund t’ia dalim”, tha Biden.

Më herët mediat ndërkombëtare raportuan përpjekjet e qeverisë amerikane për të financuar një ushtri shumëkombëshe të drejtuar nga palestinezët për të garantuar sigurinë në Gaza pas fundit të pushtimit izraelit.

Sakaq, kryeministri Benjamin Netanjahu bën me dije se gjatë ditëve në vijim do të dërgojë një delegacion në Kajro dhe Doha për të negociuar edhe njëherë për shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë dhe për ndonjë armëpushim të mundshëm në Gaza.

E teksa armë nuk janë ulur, bilanci i viktimave bëhet edhe më tragjik. Mbi 32 mijë e 600 palestinezë raportohen se janë vrarë në enklavë që nga nisja e luftës, me shumicën prej tyre gra dhe fëmijë.

Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë urdhëron Izraelin që të lejojë ndihmat humanitare të futen në Gaza për të shmangur urinë që po merr jetë njerëzish. Në kundërpërgjigje, shteti hebre premton që të shtojë ndihmat për enklavën dhe të lehtësojë rrugët për kamionët me ndihma.

Ju sugjerojmë

Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

5 Qershor, 2025 1:27 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

5 Qershor, 2025 1:24 pm
“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë
Aktualitet

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë

5 Qershor, 2025 1:13 pm
Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca
Aktualitet

Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca

5 Qershor, 2025 1:09 pm
Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!
Aktualitet

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

5 Qershor, 2025 12:50 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Pjesë e dy grupeve kriminale, SPAK çon për gjykim 37 persona

5 Qershor, 2025 12:40 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

5 Qershor, 2025 12:23 pm
Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
Aktualitet

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

5 Qershor, 2025 12:22 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

5 Qershor, 2025 12:05 pm
“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
Aktualitet

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

5 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës

Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës

Zjarr në Lushnjë, flakët hyjnë në një karburant të braktisur

Zjarr në Lushnjë, flakët hyjnë në një karburant të braktisur

Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: Të përgatitur për fitoren në zgjedhjet e 2025

Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: Të përgatitur për fitoren në zgjedhjet e 2025

TE FUNDIT

Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
5 Qershor, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza. Nëpërmjet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin për të hapur kutitë e fletëve të votimit në Qarkun Tiranë. Mësohet...

Lexo më shumë

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë
5 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të fundit, të cilat...

Lexo më shumë

Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca

Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton nga seanca
5 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin demokrat Flamur Noka, pas një përplasjeje në sallë. Noka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com