Kuvendi i Shqipërisë ka përgenjështruar lajmin e përhapur në media se Fredi Belerit i është mbyllur dera e Kuvendit.
Në deklaratën e dërguar nga zyra e shtypit e këtij institucioni thuhet se europarlamentari Beleri ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.
“Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon:
Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.
Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.
Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt”, thuhet në njoftim./Opinion.al