Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu.
Shkak është bërë humbja e një familjari të tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i Belerit, Geni Gjyzari, ndërsa mësohet se Belerit i është dhënë 6 orë leje.
Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.