Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e dënoi me 2 vite burg për blerje votash.
Beleri, i cili u arrestua më 12 maj 2023, ka dorëzuar dosjen në Apelin e Gjykatës së Posaçme të premten dhe pritet te hidhet shorti për t’u caktuar trupa gjykuese.
Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.