Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Clermont-Ferrand të Francës.
Sipas mediave të huaja, mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të Dielën, pranë stacionit të trenit në “Avenue Charras”.
I riu i cili u gjet i shtrirë në trotuar, dyshohet të jetë qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Autori, ende i paidentifikuar, është arratisur nga vendgjarja menjëherë pasi e ka qëlluar për vdekje.
Mësohet se nga hetimet e deritanishme ka dyshime të forta se vrasja lidhet me aktivitete kriminale.