Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ka ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen historike mes Francës dhe Shqipërisë.
Ai në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, Tare ka treguar se nuk e ka harruar emocionin që ka marrë prej tifozëve në periudhën kur ishte në fushë me fanellën e Kombëtares.
“Franca vuajti taktikisht përballë Shqipërisë. Me atë që pashë në këtë ndeshje, ‘blutë’ nuk më bindin. Tifozët e Shqipërisë janë të shkëlqyer. Ka qenë një atmosferë e mrekullueshme dhe shumë ‘fair play’. Mendoj që është një reklamë e shkëlqyer për futbollin”, ka deklaruar ish-sulmuesi i kuqezinjve.