Pas humbjes me Shqipërinë, nuk janë ndalur më. Në 10 korrik, në “Stade de France”, Franca dhe Portugalia do të përballen në finalen e madhe të Europianit pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive.
Dy ish-rivalet e Shqipërisë në grupin kualifikues të “Euro 2016” (duhet përmendur gjithsesi se ndeshjet me Francën vlenin si miqësore), për herë të fundit në një ndeshje zyrtare janë thyer pikërisht nga skuadra e Xhani De Biazit.