Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francë/ Partitë e majta dhe të qendrës kërkojnë aleancë kundër të djathtës

2024/07/02 at 3:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Francë/ Partitë e majta dhe të qendrës kërkojnë aleancë kundër të djathtës

E djathta e vijës së ashpër në Francë nuk ka qenë kurrë më afër pushtetit pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme të dielën.


Rezultati krijon mundësinë që ky krah politik të emërojë kryeministrin e ri përpara fillimit të Olimpiadës së Parisit, nëse fiton në raundin e dytë që do të mbahet më 7 korrik.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant partitë e majta dhe të qendrës tani po bëjnë thirrje për një aleancë kundër ekstremizmit në një nga vendet më të rëndësishme të Evropës.

Partia ‘Bashkimi Kombëtar’ dhe udhëheqësja e saj Marine Le Pen po festojnë fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve. Në katër vitet e fundit ajo ka punuar për të përmirësuar imazhin e partisë kundërshtare të emigracionit, nga një lëvizje e vlerësuar si raciste, në një alternativë të pranueshme politike.

Puna e saj duket se ka dhënë rezultat, pasi “Bashkimi Kombëtar’ fitoi të djelën një të tretën e votave. Kjo e nxori atë shumë përpara partisë së Presidentit Emmanuel Macron dhe aleatëve të tij, të cilët u renditën në vendin e tretë, me pak më shumë se 20 për qind.

Aleanca e majtë e quajtur ‘Fronti i Ri Popullor’ doli e dyta, me rreth 28 për qind të votave.

Pjesëmarrja ishte më e larta në vite, duke treguar që për votuesit këto zgjedhje të parakohshme janë shumë të rëndësishme. Ato u shpallën nga Presidenti Macron, tre vjet përpara afatit, pas rritjes së përkrahjes për të djathtën e vijës së ashpër në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, muajin e kaluar.

Platforma e të djathtës së vijës së ashpër, që përfshin politika të ashpra kundër krimit dhe imigracionit të paligjshëm dhe zotimin për trajtimin e shqetësimeve për koston e jetesës, po fiton përkrahje.

Kryetari i “Bashkimit Kombëtar’ Jordan Bardella, që ka mundësi të emërohet Kryeministër, nëse partia e tij fiton shumicën e vendeve në Parlament, u bëri thirrje votuesve të mbështesin partinë e tij në raundin e dytë.

Megjithatë, jo të gjithë janë bindur të përkrahin këtë parti. Në një qendër votimi në pjesën verilindore të Parisit, që konsiderohet si bastion i së majtës, shumë votues janë të frikësuar nga një fitore e mundshme e ‘Bashkimit Kombëtar’.

Një prej tyre është Matthieu Maguet.

“Qeveria aktuale ka përqafuar disa politika të së djathtës, që pritet t’i përkeqësojë gjërat. Veçanërisht në lidhje me të drejtën për të demonstruar, të drejtat e pakicave dhe gjithçka tjetër”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Votuesja Emmanuela Konan nuk pranon të tregojë se si votoi, por ajo thotë se një fitore e ‘Bashkimit Kombëtar’ do të jetë e dëmshme për vendin.

Votuesja tjetër Christine Pekar, mbështet aleancën e Presidentit Macron.

“Mendoj se ai tregoi guxim politik duke nxitur gjithë ato reforma që bëri gjatë shtatë viteve të fundit”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Pekar.

Në Paris dhe gjetkë, njerëzit protestuan kundër të djathtës së vijës së ashpër pas shpalljes së rezultateve të para.

Politikanët e së majtës kanë bërë thirrje për krijimin e një aleanca kundër ekstremizmit.

Thirrje të ngjashme po bëjnë edhe partia në pushtet dhe kryeministri i tanishëm, Gabriel Attal. Për të shtuar mundësitë për fitoren e partive që nuk vlerësohen si ekstremiste, zoti Attal tha se partia e tij do të tërhiqej nga zonat ku gjasat janë të vogla për fitore.

Por, dallimet në mes të Presidentit Macron dhe të majtës janë të mëdha. Ndërsa janë bërë përpjekje për t’i tejkaluar ato, gjasat janë të mëdha që fitorja e ‘Bashkimit Kombëtar’ të jetë e pandalshme./VOA



Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Para
Gjirokastra në zi për kolosin e letrave shqipe / Bashkia: Do të ngrihet monument në nder të tij

Gjirokastra në zi për kolosin e letrave shqipe / Bashkia: Do të ngrihet monument në nder të tij

Homazhet publike në nder të Kadaresë, nisin nesër ora 09:00 tek TKOB

Homazhet publike në nder të Kadaresë, nisin nesër ora 09:00 tek TKOB

Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 2 jet ski në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit

Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 2 jet ski në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit
















TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
20 Dhjetor, 2025

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të parë të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com