Rreth gjashtë javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve legjislative, presidenti Emanuel Macron ka pritur kryetarët e partive të ndryshme për të diskutuar caktimin e qeverisë së re dhe kryeministrit.-nt –
Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor, që fitoi shumicën e mandateve në zgjedhjet parlamentare por jo shumicën absolute, nisën këtë të premte konsultimet në pallatin Elize.
Përfaqësuesit e së majtës mbërritën në 10 e 30 me orën lokale, bashkë me kandidaten e propozuar për kryeministre, Lusi Kastets.
Para Lojërave Olimpike të Parisit, Macron kishte refuzuar figurën e saj, duke zemëruar koalicionin e krahut të majtë që synon të udhëheqë vendin.
Të Hënën, negociatat do të vijojnë me nacionalistët e Tubimit kombëtar. E paqartë është se si mund të formohet një qeveri e re kur tre grupimet kryesore refuzojnë të bashkëpunojnë me njëri – tjetrit për shkak të programeve krejt të kundërta, por ende nuk flitet për zgjedhje të parakohshme. Formimi i qeverisë së re, që duhej të formohej që në Korrik u shty për pas Lojërave Olimpike.