Kryeministria ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike për shpenzimet e ministrave që kanë udhëtuar drejt Francës për të ndjekur Kampionatin Europian.
Në një reagim në faqen e Qeverisë ‘Transparenca.al’, thuhet se aktualisht janë dy ministra që kanë marrë leje për të shkuar në Francë dhe shpenzimet i kanë paguar vet.
Reagimi i Qeverisë pas deklaratës së PD:
Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, pretendimi që ministrat janë larguar drejt Francës për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së futbollit është i pavërtetë.
Çdo ministri i është dhënë e drejta për të marrë leje për të ndjekur një ndeshje dhe në rast se ata vendosin të ndjekin një ndeshje, sigurisht shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe çdo shpenzim tjetër përballohet privatisht nga ministri.
Në ketë moment janë vetëm dy ministra që janë larguar me leje për të ndjekur një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë.