Revista prestigjiozë “France Football” ka dhënë vlerësimet e saj për ndeshjen e djeshme të kuqezinjve mes Rumaninë, duke ndarë edhe notat për lojtarët shqiptarë.
Ndonëse UEFA zgjodhi si “njeriun e ndeshjes” mbrojtësin Arlind Ajeti, sipas revistës prestigjioze franceze, këtë çmim do ta kishte merituar mesfushori Ledian Memushaj, i cili ka marrë notën 7 dhe nofkën “hiperaktivi”.
“Mesfushori i Peskarës ishte njeriu i mbrëmjes. Me një intensitet të palodhur në mesfushë, ai ka prishur gjithmonë organizimin e lojës rumune. Përveç rolit të tij mbrojtës, ai avancoi pak nga pak në terrenin e lojës, për t’i mundësuar Shqipërisë që të siguronte avantazhin vendimtar. Pas një rivënie anësore në krahun e djathtë, Memushaj dërgoi një harkim perfekt për kokën e Sadikut. Dalja e rrezikshme e Tatarusanu nuk mund të fshehë saktësinë e tij në këtë aksion vendimtar”, ishte përshkrimi për mesfushorin e kuqezinjve.
Ja edhe notat e tjera të futbollistëve shqiptarë:
Berisha 5
Hysaj 6
Ajeti 5
Mavraj 5
Agolli 5
Basha 6
Abrashi 6
Lila 6
Lenjani 5
Sadiku 6