Ka lajme të mira për Kosovën dhe kosovarët në këtë fundviti. Ku babagjyshi duket se është UEFA, e cila ka pranuar që tifozët kosovarë të pajisen me bileta për në Francë 2016, duke njohur kësisoj pasaportën e tyre.
Biletat për në Francë 2016 kanë nisur të shiten sot, ndërsa deri më parë këtë të drejtë e kishin shqiptarët me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa të drejtën për të blerë një biletë për në Europian e kishin kosovarët rezidentë në Shqipëri që kishin një pasaportë shqiptare.
Lajmi për kosovarët mund të konfirmohet edhe në ëebsajtin e UEFA-s.