Roi Hoxhson, trajneri i kombëtares angleze, u ka dhënë lojtarëve të tij një pushim 3 ditor përpara se t’i drejtohen kampit stërvitor në Shantili të Francës për Europianin. Ndonëse lojtarët anglezë janë me pushime, Hoxhson është siguruar që ata të mos “arratisen” nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.
Pas dhënies së lajmit të mirë nga trajneri, lojtarëve u është kërkuar të dorëzojnë pasaportat e tyre te zyrtarët e Federatës. Duket sikur numri 1 i pankinës angleze synon të sjellë kupën e Euro 2016, si edhe që ngjarje si ajo e “Euro 96”, ku lojtarët e Anglisë u fotografuan në Hong Kong duke konsumuar sasi të mëdha alkooli, të mos përsëriten sërish.