Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francë 2016/ Ja fitoret dhe shanset e Shqipërisë me ekipet e mëdha të kualifikuara në Europian

2015/12/12 at 8:04 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Francë 2016/ Ja fitoret dhe shanset e Shqipërisë me ekipet e mëdha të kualifikuara në Europian

Fitorja ndaj Rusisë e arritur më 29 mars të vitit 2003 mbetet ndër fitoret më të mëdha të Kombëtares së Shqipërisë në futboll. Shqipëria jo shpesh ka shënuar fitore të mëdha, fitore ndaj përfaqësueseve me peshë në futbollin europian e botëror. Shqipëria ndaj Rusisë fitoi 3-1, me golat e Altin Rrakllit, Altin Lalës e Igli Tares në ndeshjen eliminatore për Euro 2004, që u luajt në Shkodër.

Ajo mbetet e vetmja fitore e kuqezinjve ndaj Rusisë, por edhe ndër fitoret e pakta ndaj kundërshtarëve të mundshëm në “Euro 2016”. Europiani i vitit të ardhshëm, që mbahet në Francë, është ngjarja e parë e madhe e futbollit, në të cilën paraqitet Shqipëria.

Shorti për Europian zhvillohet nesër në orën 18:00 në Paris. Shqipëria është në vazon e fundit, të katërtën, së bashku me Turqinë, Irlandën, Islandën, Uellsin e Irlandën e Veriut.

Në tri vazot e para janë 18 përfaqësuese dhe të gjitha janë kundërshtare potenciale të Shqipërisë në “Euro 2016”. Prej 18 kundërshtarëve të mundshëm, Shqipëria ka mposhtur gjatë historisë vetëm 7.

Thuajse me të gjithë kundërshtarët e mundshëm, Shqipëria ka bilanc negativ. Kjo është ndër faktorët që Shqipërisë nga përfaqësueset tjera i jepen pak gjasa për të kaluar më tej.

Pak gjasa i jepeshin edhe në fazën eliminatore, por ajo përfundoi e dyta në grup, pas Portugalisë e para Danimarkës, Serbisë e Armenisë. Shqipëria në Europian është kualifikuar edhe falë rritjes së këtij turneu nga 16 në 24 ekipe.

Fitoret ndaj Belgjikës, Rusisë, Portugalisë, Francës e Suedisë

Me tri prej përfaqësueseve që mund t’i ketë kundërshtare në Francë, Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë. Nuk është përballur me Kroacinë e vazos së dytë dhe Çekinë e Sllovakinë e vazos së tretë. Çekia e Sllovakia janë formuar si shtete pas ndarjes së Çekosllovakisë, në vitin 1993.

Me Çekosllovakinë, Shqipëria ka humbur dy ndeshje kualifikuese e një ndeshje miqësore, ndërsa i ka të fituara dy miqësore. Me Belgjikën e vazos së parë, Shqipëria ka luajtur dy ndeshje eliminatore në vitin 1984.

Në Tiranë fitoi 2:0, ndërsa në Bruksel humbi 3:1. Anglia është një përfaqësuese tjetër e vazos së parë dhe me gjasa të jetë kundërshtare e Shqipërisë në Europian. Kombëtarja ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje të humbura nga Anglia.

Me organizatoren e Europianit, Francën, Shqipëria ka gjashtë ndeshje. I ka humbur katër ndeshjet kualifikuese, ndërsa në miqësoret e ciklit të fundit eliminator, Kombëtarja shqiptare arriti një barazim 1:1 në Francë dhe një fitore 1:0 në Elbasan. Golin në Elbasan e shënoi Ergys Kaçe.

Në traditë, të përzgjedhurit e Xhani De Biazit nuk mund të bazohen edhe nëse përballë në Europian do ta kenë Gjermaninë. Prej 14 ndeshjeve të luajtura, të gjitha kualifikuese, Shqipëria ka marrë vetëm një barazim përballë gjermanëve. Barazimin pa gola e arriti në vitin 1967 dhe ai mbetet ndër rezultatet më të mira të Kombëtares.

Me Portugalinë, Shqipëria ka një fitore, një barazim e pesë humbje. Fitoren e madhe e arriti në hapje të eliminatoreve për “Euro 2016”, në Portugali, me rezultatin 1:0. Golin e realizoi Bekim Balaj. Barazim kishte përfunduar ndeshja e luajtur në vitin 2008 në Bragë të Portugalisë. Prej përfaqë- sueseve të vazos së dytë, Kombëtarja ka bilanc të skajshëm negativ me Austrinë.

Ka humbur të gjashtë ndeshjet e deritashme, të gjitha kualifikuese. Me Italinë ka humbur ndeshjen e vetme të luajtur deri më tani, që ishte miqësorja e zhvilluar një vit më parë (1:0).

Me Rusinë ka një fitore e një humbje, ndërsa me Zvicrën ka pesë humbje e një barazim. Është në pritje të fitores së parë.

Për Zvicrën në Europian pritet të luajnë plot gjashtë futbollistë shqiptarë. Bilanci i Shqipërisë me Ukrainën është po ashtu jo shumë i pëlqyer, një barazim e tri humbje.

Suedia e vazos së tretë e ka mposhtur tri herë Shqipërinë. Një ndeshja është mbyllur barazim, ndërsa një fitore e ka Shqipëria. Në shkurt të vitit 2004, Shqipëria fitoi ndaj Suedisë në Tiranë, me shifrat 2:1. Ishte kjo miqësorja e vetme mes dy vendeve.

Me Poloninë, Kombëtarja ka një fitore, tre barazime e shtatë humbje. Me Rumaninë, bilanci është dy fitore, katër barazime e plot 11 humbje. Fitoret, si në shumicën e rasteve, u arritën në miqësore. Edhe me Hungarinë, Shqipëria është në pritje të fitores së parë. Ka një barazim e pesë humbje. (PanoramaSport)

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Video/Samsung Galaxy S7 në pamje 3D

Video/Samsung Galaxy S7 në pamje 3D

Intervista e fundit e Azem Hajdarit!

Intervista e fundit e Azem Hajdarit!

Francë 2016/ Ja fitoret dhe shanset e Shqipërisë me ekipet e mëdha të kualifikuara në Europian

France 2016, sot Shqipëria njihet me rivalët

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com