Në përvjetorin e parë të sulmeve terroriste pranë redaksisë së revistës satirike Charlie Hebdo, Franca do të hapë për vizitorët të gjitha xhamitë e vendit.
Vendimi u morr nga Këshilli Islamik i Francës (CFCM), institucion që deklaroi se është momenti që më shumë se kurrë, të mbrohet feja e islamit nga ata që e keqpërdorin ideologjinë islame.
Kryetari i CFCM-së, Anouar Kbibech tha për gazetën Le Parisien se “për të treguar fytyrën e vërtetë” të islamit në 9 dhe 10 janar do të hapen dyert e 2500 xhamive për popullin në Francë dhe do t’u shërbejnë vizitorëve “çajin vëllazëror”