Një javë pasi u arrestua në Korçë për falsifikim të dokumetave, gjykata e Rennes në Francë e dënoi me 10 vite burg Domart Konjarin.
Pas kësaj pala franceze ia dergoi informacionin prokurorisë për Krimet e Rënda dhe i kerkoi që për akuzat e ngritura në Francë ai të ndiqet penalisht në Shqipëri, duke qene se ishte i arrestuar.
Sipas dosjes së sjellë ne Tirane, përvec dënimit me 10 vite burg si drejtues i nje rrjeti te trafikut te kokainës, Konjarit i është ndaluar hyrja në territorin francez.
Gjithashtu ai është dënuar me gjobe, 2 milion e 600 mijë euro. Por kjo gjobë, sipas vendimit duhet të paguhet nga të 19 personat e grupit te narkotrafikut ku bente pjese Konjari.
Në shkresë thuhet se dënimi nuk është i formës së prerë dhe se Konjari nuk është përfaqësuar nga një avokat në gjyq.
Domart Konjari u arrestua ne 5 nëntor të vitit të kaluar për falsifikim të dokumetave pasi lëvizte me një pasaportë të rregullt, por me identitetin e Arben Lazrit. Te dhenat e sistemit TIMS tregojne se Arben Lazri i vertete kishte dalë nga shqipëria në vitin 2008 dhe nuk është kthyer më.
42-vjeçari Konjari u lirua nga gjykata e apelit për krimet e rënda për shkaqe proceduriale, me argumetin se prokuroria kishte shkelur afatet hetimore. /Tv Klan