Kryeministri francez Manuel Valls ka njoftuar se Franca është sërish e rrezikuar nga sulmet terroriste, duke pohuar se do të ketë sulme të tjera dhe shumë njerëz të pafajshëm do të humbasin jetën.
“Kemi nevojë për të forcuar policinë dhe shërbimet e inteligjencës, e të gjitha mjetet tjera që ka nevojë, por ne do të kemi edhe sulme të mëtejme. Shumë persona të pafajshëm do të humbin jetën”, është shprehur kryeministri për France Inter.
Valls tha se inteligjenca dhe shërbimet policore kanë shkatërruar 15 sulme që nga viti 2013.