Më shumë se 300 persona humbën jetën mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës, pas përpjekjes së dështuar për të rrëzuar qeverinë e presidentit Erdogan, në një lëvizje që mendohet se u organizua nga ushtria. Viktimave u është dhënë sot lamtumira e fundit, ndërsa vetë presidenti Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë mortore.