Rita Ora do të jetë sërish pjesë e filmit erotik “50 hijet e Grisë”, që tashmë ka nisur xhirimet për serialin e tij të dytë “50 hije të errëta”. Këngëtarja do të jetë në rolin e motrës së Kristian Grei, ndërsa është fotografuar në një sallon bukurie në Vankuver, duke u kujdesur për imazhin e saj, pak para xhirimeve.
Edhe pse pati shumë kritika, ky film po vazhdon xhirimet e serisë së dytë të tij.