Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FOTOT/ Romancat më të bujshme të vitit në Shqipëri, ndarjet, lidhjet dhe historitë e fshehta

2016/12/05 at 9:00 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
FOTOT/ Romancat më të bujshme të vitit në Shqipëri, ndarjet, lidhjet dhe historitë e fshehta

Jeta private e yjeve të showbiz është gjithmonë në fokus të adhuruesve dhe mediave. Përgjatë këtij viti kanë qenë të shumta historitë që kanë pushtuar kopertinat dhe vëmendjen e të gjithëve, romanca të reja, ndarje, rikthime dhe histori të përfolura, por të pakonfirmuara nga protagonistët.


Kështu, kemi bërë një përmbledhje të lidhjeve e ndarjeve më të bujshme dhe historive më të përfolura të shoubizit.

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

cili-dhe-alb

Në një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë, Çiljeta Xhilaga ka pranuar ndarjen nga partneri i saj Chris, me të cilin ka edhe një fëmijë, djalin e tyre Fernando. Këngëtarja ka treguar në Prill të këtij viti se lidhja e tyre nuk mund të funksiononte për shkak të distancës. Megjithatë, ajo kishte thënë se ruanin raporte të mira për shkak të djalit. Në nëntor, pasi kishin disa muaj që përfliteshin, Çili, siç e thërrasin miqtë pranoi më në fund se kishte nisur një romancë të re me futbollistin Alban Hoxha. Çiljeta ka pranuar se është e dashuruar me portierin e Partizant dhe më shumë se çdo gjë dashuron sytë e tij. Ky i fundit, ndonëse diskret, deklaroi në media se ishin njohur me këngëtaren prej fëmijëve.

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

era

Që në fillim të karrierës së saj, Era Istrefi ka refuzuar të flas për jetën e saj private. Megjithatë, insistimit të gazetarëve këngëtarja i është përgjigjur: Jam single. Por, gjërat ndryshuan në maj të këtij viti, kur u zbulua se këngëtarja që po korrte sukses edhe në botë ishte në një romancë me menaxherin e saj Faton Shoshi. Pak javë më pas, Era e pranoi publikisht lidhjen. Gjatë intervistës në radion franceze “Cauet sur NRJ”, ku edhe ka performuar “live”, pyetjes së gazetarit nëse ishte e dashuruar Era iu përgjigj shkurt, “Po, jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”.

 

Fjolla Morina dhe biznesmeni

fjolla1-473x793

Pavarësisht përpjekjeve për t’u “fshehur”, Fjolla Morina nuk ka arritur ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe fansave jetën e saj romantike. Këngëtarja e njohur është diskutuar gjatë për ndarjen nga ish-partneri i saj dhe babai i vajzës së dytë Alayah, biznesmeni Flamur Azemi, për të cilin në janar të këtij viti tregoi historia nuk ishte mbyllur në mënyrën më civile të mundshme. Megjithatë, Fjolla e la të shkuarën pas kur nisi një lidhje të re, sërish me një biznesmen nga Kosova, por që të cilin nuk e bëri kurrë publik. Megjithatë, ajo e ka pranuar romancën duke thënë se, “Jam shumë njeri me fat që jam takuar me një njeri shumë të mirë, edhe Alayah është shumë me fat”. Kohëve të fundit, këngëtarja përflitet se është ndarë edhe nga i dashuri i fundit.

Soni Malaj dhe Klevi

soni-dhe-klevi

Martesa e saj me Mirkon, me të cilin ka edhe vajzën Anna është diskutuar gjatë në media. Soni Malaj dhe Mirko konsideroheshin si çifti i përkryer, derisa këngëtarja kërkoi divorcin. Lajmi i surprizoi të gjithë, por pak muaj më pas Soni Malaj gjeti ngushëllimin në krahët e një mashkulli tjetër, me të cilin nuk e lidh muzika por pasioni për palestrën. Soni dhe Klevi shpallën fejesën publikisht, ndërsa u shfaqën së bashku edhe në inagurimin e biznesit të tyre të përbashkët.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

angela-12-780x439

Angela Martini është një nga vajzat më të përfolura të showbiz. Modelja e njohur shqiptare është diskutuar shpesh për lidhjet e saj të shkurtra me personazhe të famshëm, shqiptar dhe të huaj, por edhe për dëshirën e saj për vëmendje. Sidoqoftë, kohëve të fundit Angela duket se ka gjetur dashurinë. Pushime luksoze, udhëtime, pasion e ndjenjë duket se modelja me origjinë nga Shkodra ndan me biznesmenin Dragos Savulescu. Modelja dhe milioneri rumun kanë bërë edhe një tatuazh të përbashkët për të treguar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Tuna dhe Patris Berisha

tuna1

Ky vit ka qenë tejet intensiv për Tunën. Përveç këngëve të lançuara dhe koncerteve, Tuna ka pasur zhvillime të mëdha edhe sa i takon jetës sentimentale. Ndarja dhe rikthimi me Cozman ka kryesuar për shumë kohë vëmendjen mediatike, derisa çifti “Fenix” i dha fund përfundimisht. Por, Tuna duket se nuk qëndroi për shumë kohë vetëm. Lidhja me instrumentistin Patris Berisha (vëllai i Robert Berishës) doli në dritë kur mediat ia shtruan pyetjen Robertit. Megjithatë, pas deklaratave të tij, çifti pranoi lidhjen publikisht në rrjetet sociale, ku kanë publikuar edhe foto të përbashkëta. Të dielën (4 dhjetor), Tuna zbuloi se është në pritje të një fëmije.

Françeska Jaçe dhe Miri Kasmi

Prej më shumë se një viti, Françeska Jaçe ka pranuar lidhjen biznesmenin Mir Kasmi, i cili thuhet se i ka ofruar edhe jetën luksoze, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet. Megjithatë, ish-banorja e Big Brother është komentuar shumë për këtë raport, që sipas mediave duket se është tejet konfliktual. Në qershor të këtij viti, miq të Françeskës janë cituar në media, teksa kanë folur për shkaqet e ndarjes, që sipas tyre ishte xhelozia. Por, pikërisht në momentin kur mendohej se çdo gjë ka marrë fund, Françi i befasoi të gjithë duke publikuar një foto me të dashurin, me të cilin sipas gjasave është rikthyer.

Zajmina Vasjari dhe biznesmeni

zajmina

Pas 13 vjetësh dashuri, Zajmina Vasjari i ka dhënë fund lidhjes. Lajmi është publikuar në tetor, kur këngëtarja sapo kishte lançuar dyqanin e saj të veshjeve. Ndonëse nuk ka dalë me një deklaratë që flet për çështjen, Zajmina ka reaguar për ndarjen nëpërmjet rrjeteve sociale. “Nuk pendohem” shkruan ajo në një status, i cili është shoqëruar nga të tjerë të këtij lloji. Zajmina me të dashurin ishin lidhur që kur ish-Missi ishte 17-vjeç. Por tani që Zajmina po afron në të 30-at, lidhja e tyre duket se nuk është më funksionale. Media dhe publiku, asnjëherë nuk e mori vesh se kush ishte biznesmeni që e shoqëroi në udhëtimin e saj 13-vjeçar.

Kristela Gjoka dhe Noga

noga-kristela

Dasma luksoze e Kristela Gjokës dhe Nogës magjepsi gjithë shqiptarët. Por “përralla” e prezantueses së Top Channel mbaroi shumë shpejt. Vetëm pak ditë pas martesës u zbulua lajmi i shtatzënisë së saj, e pak ditë më pas edhe lajmi i ndarjes nga reperi nga Kosova. Por, ndryshe nga shumë emra të showbiz që motivet e ndarjes i mbajnë private, Noga nuk ka nguruar të shkarkojë të gjithë mllefin kundër ish-bashkëshortes publikisht. “Ajo abortoi në muajin e gjashtë të shtatzënisë, është vrasëse”, ishin akuzat e Nogës ndaj Kristelës, i cili deklaroi gjithashtu se do të hakmerrej për vajzën e tyre që nuk erdhi në jetë.

Majk dhe Majlinda Zeka

14627894_10154564131169362_1091171281_n

Ashtu si Noga, edhe Majk nuk i ka kursyer deklaratat “hakmarrëse” dhe fyese ndaj ish të dashurës së tij në rrjetet sociale. Reperi, i cili konfirmoi lidhjen me modelen Majlinda Zeka gjatë këtij viti, u nda në tetor. Por edhe në këtë rast, në qendër të thashethemeve ishte shtatzënia e partneres. Pas shumë thashethemeve, Majlinda konfirmoi shtatzëninë, ndërsa Majk deklaroi publikisht se nuk dinte asgjë për këtë çështje. Ende nuk dihet nëse Majk është babai i fëmijës së modeles, apo kjo e fundit ka nisur një romancë tjetër.

Ledri Vula dhe Adela Sollaku

c47d558f18cf8284ab69f457abb4efda_L

Ledri Vula është një nga reperët më të adhuruar nga femrat, por lidhja e tij me Adela Sollakun u preu shpresat të gjithave. Ledri dukej se e kishte marrë shumë seriozisht marrëdhënien me juristen e Kuvendit të Shqipërisë, të cilën e kishte prezantuar edhe në familje. Por, disa javë më parë ai deklaroi publikisht se ishin ndarë. “E kam dashur shumë”, ka thënë Ledri, ndërsa i shuante shpresat për një rikthim mes tyre. Sidoqoftë, kohëve të fundit dy personazhet janë parë sërish bashkë, ndërsa thuhet se i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit.

Në listën e historive romantike shumë të komentuara, por të mbetura të fshehta janë edhe ato mes Rovena Dilo dhe balerinit Eltion Merja, Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt, Samanta Karavellas dhe Gent Fetalit dhe Ronela Hajatit me Young Zerkën. Ndonëse thashethemet për ta vazhdojnë të jenë të “nxehta”, këto raporte asnjëherë nuk janë konfirmuar. /Revista Class/



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Mattarella “ngrin” dorëheqjen e Renzit

Mattarella “ngrin” dorëheqjen e Renzit

VIDEO/ Roberti “braktis” spektaklin “Dance With Me” ?!

VIDEO/ Roberti “braktis” spektaklin “Dance With Me” ?!

Shën Nikolli, plaku i dhuratave: ai që quajmë Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri

Shën Nikolli, plaku i dhuratave: ai që quajmë Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com