Françeska Jaçe, është një nga vajzat më të komentuara të faqeve rozë, e cila u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother”. Teksa u përhap lajmi se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me një biznesmen shumë vite më të madh se vetja, duket se koha single ka marrë fund për të.
Se fundmi, disa detaje tregojnë se ajo mund të ketë nisur një lidhje me djalin e biznesmenit Ramë Geçi, Andin. Edhe pse nuk janë shfaqur së bashku, foto që dyshja ka postuar në rrjetet sociale janë në të njëjtat vende. Rastësi e çuditshme apo një romancë e re? Mbetet për tu parë në vijim.