Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duket se e ka ndjerë mikpritjen e madhe shqiptare edhe brenda studios së Opinion.
Menjëherë pas përfundimit të intervistës përballë gazetarit Blendi Fevziu, Thaçi është afruar pranë publikut të studios së Opinion duke bashkëbiseduar me ta për një kohë jo të shkurtër.
Për rreth 10 minuta Thaçi ka ndarë biseda me publikun, duke mos harruar edhe të pozojë me miqtë nga Tirana.