Dy persona janë arrestuar nga policia mesditën e sotme për gjobvënie.
Operacioni policor i koduar “BISS” ka vënë në pranga një biznesmen mobilerie nga Fushë Kruja dhe një person tjetër i dënuar më parë për falsifikim monedhash.
Të arrestuarit janë shtetasit Sadik Dinka, 27 vjeç banues në Durrës, si dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri “Vllaznia”.
Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen.
Mësohet se këta shtetas, dyshohen të jenë autorë edhe të disa veprave të tjera penale.