Nuk ka dyshim… Renato Mekolli masterchefi i dashur për shqiptarët do të jetë një nga konkurrentët e spektaklit “Dance With Me”.
Opinion.al e ka fotografuar shefin e njohur teksa hyn në palestrën e “Dance with Me”. I veshur sportiv, ai ka hyrë i vetëm në palestër, ku mesa duket ka nisur provat për edicionin e tretë të këtij spektakli, që do të rinis në shtator në Tv Klan.
Ndonëse shtatori është larg, Renato i ka filluar që tani provat, sepse natyra e tij perfeksioniste nuk e lejon të gabojë. Suksese Renato dhe hidratohu se është vapë!