Publikimi i fotove që tregojnë Kryebashkiakun e Tiranës si imitues të Presidentit Amerikan Barack Obama, ka shkaktuar reagime të shumta dhe humor në rrjetet sociale nga qytetarët.
Përdoruesit e facebook vazhdojnë të publikojnë momente ku Veliaj shfaqet sipas tyre, në imitim të plotë të Obamës, gjatë fushatës elektorale ose gjatë punës së përditshme si Kryebashkiak.
Qytetarët ironizojnë Veliajn duke shkruar se “Obama po e tepron duke e imituar Kryebashkiakun”.